Flash

E fundit/ Ish-drejtori i OSHEE-së Adrian Çela paraqitet në SPAK

Lapsi.al 31 October 2024
E fundit/ Ish-drejtori i OSHEE-së Adrian Çela paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i OSHEE, Adrian Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm. Ardian Çela mori postin e drejtorin e OSHEE në dhjetor të vitit 2014 dhe u largua nga detyra në maj 2023.

Ardian Çela, i cili në atë kohë mbante postimin e administratorit të OSHEE, u padit në Prokurorinë e Posaçme në vitin 2021 nga Partia Demokratike, e cila kallëzoi tre kompani që operojnë në sistemin e energjisë elektrike.

“Jam njohur nga media. Unë e kam parë atë kur PD bëri atë deklarimin dhe unë prapë i kthehem që ose e ka bërë nga padituria, ose është e qëllimshme. Ne nuk blejmë në bursë. FTL e blen energjinë në bazë të strategjisë të formuluar nga enti rregullator.

Tre fashat kanë çmime krejt të ndryshme. Mosblerja në bursë ka dhe një problem tjetër. Duhet ta kesh paranë kesh. Është detyrim, nuk është qejf. Prokuroria do bëjë detyrën e vet”, u shpreh ai.

Çela hodhi poshtë edhe akuzat për shitje të energjisë elektrike gjatë muajve korrik dhe gusht duke theksuar se shitja e fundit është bërë në datë 11 qershor, kur sipas tij, niveli ka qenë mbi kuotën normale.

“KESH shitjen e tepricave e bën i kushtëzuar nga niveli i kuotave, Për herë të fundit KESH ka shitur në 11 qershor. Niveli ka qenë mbi kuotë. Ndryshe do kalonte kuota. Ose rrezikonin portat ose përmbytje”, tha Çela.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Këtë të enjte, më 31 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 90 lekë dhe shitet me 91.1 lekë. Euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 98.5 lekë. Pa...

09:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI