Flash

Greqia regjistron tetorin më të thatë në 15 vitet e fundit

Lapsi.al 31 October 2024
Greqia regjistron tetorin më të thatë në 15 vitet e fundit

Greqia ka përjetuar tetorin më të thatë në 15 vitet e fundit, njoftoi Zyra Greke e Meteorologjisë. Zyra Greke e Meteorologjisë përgatiti një raport duke vlerësuar matjet e reshjeve në 118 stacione matëse në të gjithë vendin në 15 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të raportit, sasia totale e reshjeve në tetor të këtij viti ishte më e ulëta në 15 vitet e fundit. Nga gjetjet e 95 nga 118 stacioneve matëse në vend, u konstatua se nuk kishte reshje ose kishte shumë pak reshje.

Në vendin ku është përjetuar vera më e thatë e viteve të fundit, vihet re një rënie serioze e nivelit të ujit në diga. Fshatrat dhe ndërtesat që prej vitesh kanë qenë nën ujin e digave po dalin sërish në dritë për shkak të uljes së nivelit të ujit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI