Flash

I ndryshon stërvitjet në varësi të Liverpool: Gerrard rrezikon shkarkimin

Lapsi.al 31 October 2024
I ndryshon stërvitjet në varësi të Liverpool: Gerrard

Prej dy vitesh, Steven Gerrard është trajner i Al Ettifaq, një klub saudit që i garanton atij një pagë prej 15 milionë dollarësh në vit. Megjithatë, kohët e fundit gjërat nuk po shkojnë mirë për legjendën e Liverpool, që rrezikon të shkarkohet.

Gerrard dhe stërvitjet në orare të pazakonta

Alarmi u ndez pas humbjes në kupë të Al Ettifaq kundër një ekipi të divizionit të dytë. Për tifozët është e paimagjinueshme që një ekip me lojtarë si Wijnaldum, Moussa Dembelé, Seko Fofana dhe Juanmi Callejon (vëllai i ish-lojtarit të Napolit) të humbasë në këtë mënyrë dhe të jetë në vendin e dhjetë në Saudi Pro League.

Gerrard është vënë në shënjestër jo vetëm për rezultatet, por edhe për gjendjen fizike të lojtarëve të tij. Trajneri anglez zakonisht i stërvit lojtarët në orare të pazakonta, ndonjëherë edhe në orën 22:00, duke ua reduktuar orët e gjumit dhe duke i vënë lojtarët në vështirësi. Duhet thënë se në Arabinë Saudite është e zakonshme të stërvitesh në mbrëmje, por jo kaq vonë.

Stërvitjet ndryshojnë në varësi të Liverpool

Një shpjegim për këtë orar të pazakontë e dha vetë Gerrard për The Redmen TV: “John Achterberg, trajneri i portierëve, dhe unë kemi më shumë se një sy të drejtuar nga Liverpool. E kemi përqendruar të gjithë programin tonë në ndeshjet e Liverpool-it. Tani lojtarët më kanë zbuluar: jemi stërvitur në orën 9 ose 10 të mbrëmjes".

Lexo më tej: Video/ Gerrard tërbon tifozët e Celtic në një ndeshje bamirësie: shishe kundër ish-teknikut të Rangers

Lojtarët e kanë zbuluar këtë dhe mund të mos jenë shumë të kënaqur, përveç ndoshta Wijnaldum, ish-lojtar i Liverpool, i cili mund të jetë bashkuar me Gerrard dhe Achterberg për të parë Reds në aksion. Por kjo situatë, së bashku me rezultatet e dobëta, mund ta çojë Gerrard drejt shkarkimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI