Flash

Katastrofa në Spanjë, njerëzit kërkojnë ushqim në supermarketet e përmbytura (FOTO)

Lapsi.al 31 October 2024
Katastrofa në Spanjë, njerëzit kërkojnë ushqim në

Banorët e Valencias, Kastiljes dhe zonave përreth po përjetojnë orë kritike nga përmbytjet e paprecedenta të shkaktuara nga stuhitë që goditën Spanjën lindore. Me numrin e të vdekurve që ka arritur 158 dhe kërkimin për të zhdukurit ende të pa përfunduar, askush në Valencia dhe Castile nuk mund të flasë ende për ditën në vazhdim, pasi ngjarja më e keqe e motit në shekullin e 21-të për vendin iberik nuk duket të ketë përfunduar ende.

Dëshpërimi dhe përpjekja për të mbijetuar e banorëve të zonave të Valencias, tregohen në mënyrën më të qartë në fotot e mëposhtme, që janë pamje që vijnë nga rrënojat. Banorët shkojnë nëpër supermarkete të përmbytura dhe përpiqen të mbledhin ushqime dhe gjërat e nevojshme themelore që kanë mbetur në dyshemenë e dyqaneve.

Ndërkohë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u bëri thirrje sot banorëve të rajonit të Valencias që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi rreziku është ende prezent. Sanchez nuk ka specifikuar numrin e personave të zhdukur, por shtypi spanjoll vlerëson se janë dhjetëra.

"Gjëja më e rëndësishme është që qytetarët të kuptojnë se (episodi i motit të keq) nuk ka mbaruar," tha ai, duke u bërë thirrje banorëve të provincës së Valencias dhe atyre të Kastiljes, të vendosura në veri të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe mos të dalin. Qeveria spanjolle shpalli ditën e djeshme tre ditë dhe gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e gjendjes katastrofike.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI