Flash

"Ku ishe?". Danilo i kërkon llogari Gattit: mbrojtja e Juventus katastrofë

Lapsi.al 31 October 2024
"Ku ishe?". Danilo i kërkon llogari Gattit: mbrojtja e Juventus
Ekziston një Juventus me Bremer dhe një tjetër pa të. Ai me brazilianin është një skuadër e fortë, që pothuajse nuk pëson gola. Pa të, ndërkohë, është një skuadër me dobësi të papritura difensive, si ato që sollën dy golat e Parmës dje, por edhe 4 të pësuarat nga Inter në ndeshjen e kaluar.

Juve, një mbrojtje që duhet riparë

Thiago Motta tani duhet të shpikë diçka për të përforcuar dobësitë mbrojtëse të Juventusit të tij. Tani që Bremer, shtylla kryesore e mbrojtjes, do të mungojë për gjithë sezonin, Motta duhet të punojë me atë që ka, pra me Gattin, Danilon, Kalulu, Cabalin dhe Savonën. Me këta lojtarë, Juventus ka pësuar 10 gola në 6 ndeshje. Lexo më tej: Video/ Amerikanët shpëtojnë Juventus: McKennie e Weah kapin dy herë Parmën: Napoli +7 Gatti dhe Danilo, megjithatë, duket se nuk e sigurojnë teknikun, me brazilianin që është mbajtur jashtë për gjithë fillimin e sezonit dhe është aktivizuar në këto ndeshje në raste emergjente, me rezultate negative. Nga ana tjetër, Gatti nuk arrin të përsërisë paraqitjet e shkëlqyera të sezonit të kaluar.

Leximi i buzëve të Danilos ndaj Gattit pas golit të Parmës

Pikërisht ata të dy ishin dyshe e qendrës dje kundër Parmës dhe u vunë në vështirësi përballë cilësisë dhe shpejtësisë së sulmuesve të Parmës. Pas golit të përkohshëm 1-2 për Parmën, ku Man e kaloi Danilon me shpejtësi dhe e parakaloi Di Gregorion para se të pasonte për Sohmin, Danilo u kthye drejt Gattit dhe e pyeti: “Ku ishe?” Parma ishte pranë fitores në fund, duke përfituar nga hapësirat e lëna nga mbrojtësit e Juventusit. Edhe bardhezinjtë sulmuan deri në fund, dhe vetëm vetësakrifica e lojtarëve të Parmës shpëtoi barazimin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI