Flash

Masakra në Dobraç/ Shpërfillja që implikon policinë e Shkodrës

Lapsi.al 31 October 2024
Masakra në Dobraç/ Shpërfillja që implikon policinë e

Në 11 tetor, Arlind Bushati u paraqit në komisariatin e policisë së Shkodrës për të bërë një denoncim. Tre ditë më parë kishin tentuar ta vrisnin, fare pranë shtëpisë së tij.

Për ngjarjen nuk kishte shumë të dhëna. Gjithçka kishte zgjatur në pak sekonda. Arlind Bushati tregoi se ndërsa ishte ulur në një lokal në qendër të Shkodrës në datën 8 tetor, pranë i kishte kaluar një motorr me dy persona të maskuar. Njëri prej tyre, që ishte ulur në pjesën e pasme kishte nxjerrë një objekt që dukej si armë dhe ia kishte drejtuar. Motorri nuk kishte ndaluar dhe ishte larguar me shpejtësi.

Për të bindur policinë për denoncimin e tij, Arlind Bushati kishte sjellë edhe një filmim të kamerave të sigurisë nga lokali përballë. Aty duket se si motorri kalon me shpejtësi dhe në momentin kur afrohet pranë tryzës së Arlind Bushatit, pasagjeri nxjerr një objekt dhe ia drejton të riut, që bënte denoncim.

[video width="848" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/Video-e-atentatit-ndaj-Arlind-Bushatit.mp4"][/video]

Versioni që tregoi Arlind Bushati në polici ishte i paqartë. Në pak sekonda video dukej se mund të bëhej fjalë për një paralajmërim, por mund të ishte edhe një atentat i dështuar, në rast se arma nuk ishte shkrepur.

Policia nuk doli në asnjë konkluzion, edhe pse familja e Arlind Bushatit kishte marrë një kërcënim më herët. Në vitin 2022, pak pas fushatës së zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër, në biznesin e tij u vendos një sasi tritoli.

[caption id="attachment_955140" align="alignnone" width="1280"]Godina e biznesit të Xhemal Bushatit pas shpërthimit me tritol Godina e biznesit të Xhemal Bushatit pas shpërthimit me tritol[/caption]

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 Marsit të vitit 2022. Në hyrjen e dy ambjenteve të dhëna me qira, një nga familja e Arlind Bushatit dhe një tjetër të familjes së Hamza Licit shpërthyen njëkohësisht dy kallëpe tritoli.

Policia e Shkodrës heshti në atë kohë.

Autori i krimit nuk u zbulua. U tha në atë kohë se ai kishte qenë i maskuar dhe kishte vepruar në errësirë.

Nga pamjet e një kamere sigurie dallohej i një person, që kishte vënë lëndën plasëse në të dy godinat. Shpërthimet ndodhën në të njëjtën kohë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes.

Mesazhi vinte nga e njëjta dorë për të dyja familjet, si një paralajmërim për atë që ndodhi të mërkurën në 30 tetor, kur dy djem të rinj ndërruan jetë nga breshëritë e plumbave.

Por megjithëse ishte informuar dy herë, policia e Shkodrës nuk arriti t'i parandalojë vrasjet, duke i lënë denoncuesit në përballje me atentatorët. Tërheqja e policisë kësisoj i hapi rrugë vetëgjyqësisë, ndërsa i gjithë qyteti gjendet sot nën terrorin e konfliktit të armatosur që nuk kursen qytetarët e pafajshëm./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI