Flash

Operacion në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari që lëvizte i armatosur

Lapsi.al 31 October 2024
Operacion në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari që lëvizte

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Ai u ndalua nga uniformat blu në rrugën “Teodor Keko” Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte iu gjet pistoleta.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte i armatosur,  lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Driver” nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në zonën e Unazës së Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. R., dhe gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Këtë të enjte, më 31 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 90 lekë dhe shitet me 91.1 lekë. Euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 98.5 lekë. Pa...

09:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI