Flash

Përmbytjet "gjunjëzojnë" Spanjën, mbi 150 viktima (VIDEO)

Lapsi.al 31 October 2024
Përmbytjet "gjunjëzojnë" Spanjën, mbi 150 viktima

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Spanjë po vazhdojnë pasi një stuhi e paprecedentë mori jetën e të paktën 158 personave, si dhe shkaktoi një shkatërrim të gjerë. Sipas autoriteteve, të paktën 155 persona humbën jetën në Valencia, rajoni më i goditur nga përmbytjet, por vdekje janë raportuar edhe në provincat Cuenca, Albacete dhe Malaga.

Më herët gjatë ditës, ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, tha se autoritetet ende nuk mund të ofrojnë një numër të saktë të jetëve të humbura, por theksoi se shume njerëz mbeten të zhdukur. Rreth 1 mijë ushtarë u vendosën në zonat e goditura dhe prioriteti i tyre kryesor është gjetja e të zhdukurve.

“Ne e dimë se në vende si Paiporta dhe Massanassa mund të ketë njerëz në garazhe, në bodrume, njerëz që dolën jashtë për të gjetur automjetet e tyre”, tha Robles në një intervistë me transmetuesin ‘Telecinco’.

Stuhia më rëndë goditi të martën, kur shiu i pothuajse një viti ra brenda vetëm disa orëve, duke shkaktuar përmbytje të shpejta dhe vërshime të lumenjve nëpër rrugë qytetesh. Intensiteti i stuhisë kapi mijëra njerëz në befasi, shumica e të cilëve ktheheshin nga puna dhe u bllokuan në automjete. Të tjerët u bllokuan në shtëpitë e tyre, vendet e punës, restorante apo qendra tregtare, duke pritur me dëshpërim shpëtimin derisa ujërat rriteshin. Mbrëmjen e të martës, Qeveria e Valencias lëshoi një alarm urgjent në telefonat e banorëve, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë brenda ose të kërkojnë terrene të larta, kur shumica e dëmeve tashmë ishin bërë.

“Alarmi ra kur uji kaloi mbi belin tim. Po të kishte ardhur më herët, duke thënë mos dilni nga shtëpia, njerëzit nuk do të kishin shkuar për të marrë makinat e tyre. Po ta dinim, nuk do të kishte kaq shumë vdekje”, tha Joan San Saloni, një banor në qytetin Paiporta.

Shërbimet e urgjencës u pushtuan shpejt nga vëllimi i thirrjeve dhe ishte e pamundur të arrijnë në zonat më të goditura. Saloni shpjegoi se derisa njerëzit thërrisnin për ndihmë në qytet, ai me orë të tëra po telefononte shërbimet e urgjencës, por ishte e padobishme.

https://youtu.be/ajdG42QVHm0

https://youtu.be/TpwiAUhmkLA

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI