Flash

Shkodër/ Autorët dolën paralel me mjetin e viktimave

Lapsi.al 31 October 2024
Shkodër/ Autorët dolën paralel me mjetin e viktimave

Një atentat i mirorganizuar, ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë.

Sipas informacioneve, autorët i janë futur paralel makinës së shënjestrës dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes. Qitësit dyshohet së kanë qenë dy persona, një tjetër ka pasur rolin e shoferit. Te makina e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI