Flash

Spanja përjashton Izraelin nga panairi ndërkombëtar i mbrojtjes dhe sigurisë

Lapsi.al 31 October 2024
Spanja përjashton Izraelin nga panairi ndërkombëtar i mbrojtjes

Ministria spanjolle e Mbrojtjes njoftoi se Izraeli dhe kompanitë izraelite nuk do të lejohen të marrin pjesë në Panairin e 4-t Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë (FEINDEF) që do të mbahet në Madrid në vitin 2025, transmeton Anadolu.

Amparo Valcarce, Sekretarja e Shtetit të Ministrisë spanjolle të Mbrojtjes, tha në një deklaratë tha se nuk do të ketë pjesëmarrje korporative në FEINDEF nga Izraeli apo ndonjë kompani izraelite. 

“Spanja është e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Palestinë dhe Liban dhe respekton të drejtën humanitare ndërkombëtare. FEINDEF nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj”, theksoi ajo.

Vendimi për të përjashtuar Izraelin nga FEINDEF, panairi më i madh i mbrojtjes në Spanjë, vjen për shkak të protestës ndaj sulmeve të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze dhe Libanit, si dhe sulmi nga ushtarët izraelitë ndaj një grupi ndërkombëtar ku përfshiheshin edhe spanjollë, ndërkohë që ata ndodheshin në Bregun Perëndimor.

Më shumë se 400 kompani do të marrin pjesë në FEINDEF, i cili konsiderohet të jetë një nga 10 panairet më të rëndësishme të mbrojtjes në botë.

Panairi do të mbahet në Madrid mes datave 12-14 maj.

Në delegacionin ndërkombëtar që shkoi në Bregun Perëndimor përfshiheshin ish-kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau dhe anëtari i Parlamentit Evropian, Jaume Asens. Ushtarët izraelitë sulmuan grupin që shoqëronte palestinezët që ishin në rajon për të mbledhur ullinj duke hedhur gaz lotsjellës.

Të këshilluara

Pentagoni: Ushtarë koreanoveriorë në Kursk

Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë dërguar tashmë në rajonin Kursk të Rusisë, prandaj shprehu shqetësimin se ato ...

11:02

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI