Flash

Viktimat e pafajshme që krimi u ka marrë jetën

Lapsi.al 31 October 2024
Viktimat e pafajshme që krimi u ka marrë jetën

Ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë 2 viteve të fundit kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Rasti më i fundit ishte ai ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj automjetit ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën.

Një ngjarje e tillë la pas dhe një viktimë të pafajshme, kalimtare të rastit.

Flutura Basha humbi jetën teksa së bashku me bashkëshortin e saj po ktheheshin në shtëpi me motor. Ata janë përplasur nga makina ku ndodheshin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë në vend ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha po lufton për jetën në spital.

Po ky nuk është rasti i vetëm ku krimi prek të pafajshmit.

Vrasja e kamarierit Gledio Muka dhe klienti, Marsel Çela

Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik ishte ajo e ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2024 në një lokal në Memaliaj, ku mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela.

Siç u mësua më pas, shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, por krahas tij plumbat nuk falën as Gledio Mukën që punonte për bukën e gojës dhe as klientin e lokalit i cili kishte zgjedhur që atë mbrëmje të ngrohtë korriku ta kalonte jashtë shtëpisë, deri në orët e vona.

Vrasja e banakieres Mimoza Pajës në Don Bosko:

E ndodhur në vendin dhe kohën e gabuar, ishte edhe banakierja Mimoza Paja në një lokal në Don Bosko.

Atentati i Don Boskos, në Tiranë, ka ndodhur më 12 marsin të vitit 2023 ku një grua u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje dhe 58-vjeçarja Mimoza Paja ishte në vendin e saj të punës kur iu mor jeta pabesisht. Nga kjo ngjarje nuk u kursye as mbesa e saj e mitur e cila mori lëndime nga thyerja e xhamave. Ndërsa 5 persona të tjerë morën plagë në pjesë të ndryshme të trupit nga plumbat, por fatmirësisht nuk rezultuan në fatalitet. Atë pasdite të 12 marsit u qëllua me breshëri plumbash lokali i Fatjon Muratit, person i shumëkërkuar nga autoritetet. Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë. Fatjon Murati dyshohet i përfshirë në masakrën e Fushë Krujës u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Haxhia dhe Diklen Vata. Gjithashtu, Fatjon Murati ka qenë i dënuar për armëmbajtje dhe posedim të municioneve pa leje. Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar Fatjon Muratit një pasuri me vlerë 5 mln euro.

Vrasja e Enea Thomaraj në Elbasan

29-vjeçari Enea Thomaraj u plagos rëndë nga tritoli që u vendos në banesën e dy motrave Nikolli, më 14 korrik pasi Giovana Nikolli iu drejtua me një video Nuredin Dumanit. Banesa e Themollarit ishte ngjitur me banesën e motrave Nikolli në pallatin ku jetonin.

Pas gati muaj në koma, më 4 tetor ai ndërroi jetë nga plagët e marra. 29-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me motrat Nikolli apo me botën e krimit. Ishte një njeri që punonte për të mbajtur familjen e tij dhe humbi jetën pas tritolit që u shpërthye ngjitur me derën e banesës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI