Flash

JLo reason ashpër ndaj fansave pas pyetjes për Diddy

Lapsi.al 1 November 2024
JLo reason ashpër ndaj fansave pas pyetjes për Diddy

Jennifer Lopez u përball edhe një herë me kujtimet e romancës së saj të kaluar me Sean 'P. Diddy' Combs mes ndarjes së saj nga Ben Affleck.

Sipas Daily Mail, në një moment një fans e pyeti Lopez teksa ajo ishte në eventin e Unstoppable fundjavën e kaluar: “A keni ndonjë koment për Diddy dhe akuzat ndaj tij?”

Menjëherë, Jennifer - burri i parë i së cilës fajësoi Diddy-n për divorcin e tyre - pushoi së dhëni autografe dhe u largua me shpejtësi me shoqëruesit e saj, duke shmangur fansat. Disa bërtisnin pas saj, duke iu lutur yllit: "Mos u largo".

Marrëdhënia e dyshes zgjati nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ishte veçanërisht publike.  Ajo tregoi në atë kohë se ndarja e tyre ishte për shkak të preferencave të ndryshme në mënyrën se si ata donin të jetonin.

Diddy aktualisht po akuzohet se ka abuzuar, kërcënuar dhe detyruar gratë “për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij”, sipas aktakuzës prej 14 faqesh të lëshuar pas arrestimit të tij.

Ai është deklaruar i pafajshëm për akuza të ndryshme, duke përfshirë trafikim seksual me forcë, mashtrim ose detyrim dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion.

Reperi është goditur gjithashtu me disa padi civile që pretendojnë sulm seksual dhe përdhunim. Një padi e fundit pretendon se ish-majati drogoi dhe  përdhunoi një vajzë 13-vjeçare me dy të famshëm të tjerë pas VMA-ve në 2000.

Të këshilluara

 Gisele Bündchen konfirmon shtatzaninë

Gisele Bündchen ka konfirmuar së fundí shtatzaninë. Supermodelja u fotografua disa ditë pasi u zbulua për herë të parë se ajo ishte në pritje të fëmijës së s...

14:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI