Flash

Lady Gaga pendohet për rolin në Joker: Folie à Deux’: E turpëruar

Lapsi.al 1 November 2024
Lady Gaga  pendohet për rolin në Joker: Folie à Deux’: E

Lady Gaga  thuhet se është e turpëruar për aktrimin e saj në filmin ‘Joker: Folie à Deux’.

Sipas “Life and Style”, Gaga është acaruar pasi vazhdimi i filmit “Joker”, për të cilin buxheti i shpenzuar ishte i madh, nuk fitoi shumën e parashikuar dhe u etiketua nga publiku si një “film i dështuar”.

"Ajo jo vetëm që ishte e inatosur, e turpëruar dhe e tronditur për mënyrën sesi shumica e skenave të saj ishin prerë, por edhe e zemëruar për mënyrën se si u prezantuan këngët në film”, u shpreh burimi.

“Kishte gjithë ato kalime të sikletshme nga dhuna dhe frika në këngë optimiste dhe jazz. Kjo e bëri atë të mendonte se doli budallaqe dhe e paaftë në rolin e Harley Quinn”.

Gjithashtu, raportoi se këngëtarja po planifikon të marrë një pushim nga karriera e saj si aktore për t'u fokusuar më shumë në muzikën e saj.

Burimi vijoi,“Ishte një shkundje për të cilën ajo kishte nevojë. Një mesazh mjaft i qartë se ajo është një këngëtare dhe kompozitore së pari dhe më pas, aktore. Ajo u duk totalisht si një amatore".

Të këshilluara

 Gisele Bündchen konfirmon shtatzaninë

Gisele Bündchen ka konfirmuar së fundí shtatzaninë. Supermodelja u fotografua disa ditë pasi u zbulua për herë të parë se ajo ishte në pritje të fëmijës së s...

14:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI