Flash

Olivia Rodrigo zbulon situatën e sikletshme: Desh më arrestuan

Lapsi.al 1 November 2024
Olivia Rodrigo zbulon situatën e sikletshme: Desh më arrestuan

Olivia Rodrigo zbuloi së funds situatën e sikletshme gjatë turneut të saj të fundit “GUTS Tour,”

Gjatë një interviste të fundit në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon,” Olivia kujtoi momentin kur ndodhej te Kontrolli i Kufirit në Kanada dhe një oficer i kërkoi që të dilte nga makina.

Këngëtarja Gregor, “I jap pasaportën dhe ata më thonë, mirë, s’ka problem. Pastaj trokasin në derë dhe më thonë, na duhet Olivia. Dhe unë mendoj, kam dhënë disa koncerte. Mbase vajza e tyre do një autograf. Dal jashtë, ishte ora 3:00 e mëngjesit dhe isha e lodhur, më çuan në një dhomë dhe ishte dhomë marrjeje në pyetje. Aty ishte një polic i madh me armë dhe më tha: ‘A je arrestuar ndonjëherë?’ Unë u përgjigja: ‘Jo, s’jam arrestuar.’ Ai më tha: ‘Je e sigurt?’ Fillova të dyshoja te vetja. Mendova se mos më kanë arrestuar dhe nuk e dija!”

Olivia vijoi “Ai tha: “Mund të përfundosh në burg nëse gënjen një oficer”. Kjo ishte shumë e keqe. Filloi të më kapte paniku. Mendova se s’do të më lejonin të kthehesha në Amerikë. Isha shumë e frikësuar, më kapi një sulm paniku. Pas 30 minutash marrjeje në pyetje, ai më pyeti: ‘Si e ke emrin?’ Iu përgjigja, ‘Olivia Rodrigo, R-O-D-R-I-G-O.’“Më pas efektivët më thanë se kishte ndodhur një keqkuptim. Më thank se është një vajzë që më ngjan shumë, është në të njëjtën moshë dhe është arrestuar shumë herë. Emri i saj është Olivia Rodriguez.”

Të këshilluara

 Gisele Bündchen konfirmon shtatzaninë

Gisele Bündchen ka konfirmuar së fundí shtatzaninë. Supermodelja u fotografua disa ditë pasi u zbulua për herë të parë se ajo ishte në pritje të fëmijës së s...

14:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI