Flash

PAMJE TE RENDA/ Shembet streha e stacionit hekurudhor në Serbi, 14 viktima

Lapsi.al 1 November 2024
PAMJE TE RENDA/ Shembet streha e stacionit hekurudhor në Serbi, 14 viktima
Në Novi Sad të Serbisë, 14 persona kanë vdekur pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor, bëri të ditur Zyra e Prokurorit Publik. Nga trupat e pajetë që u nxorrën nga rënojat, 7 prej tyre janë identifikuar. 2 nga viktimat ishin gra dhe 7 burra, tha Prokuroria. Autoritetet serbe bënë të ditur se në Qendrën Klinike në Vojvodinë gjenden 2 gra dhe një burrë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Më herët, drejtuesja e kësaj qendre, Vesna Turkollova, tha se tre pacientë janë në gjendje të rëndë. Ekipet e shpëtimit ende po vazhdojnë operacionet në stacionin hekurudhor në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh në Serbi. Për shkak të ngjarjes, 2 nëntori është shpallur ditë zie në Serbi, njoftoi Qeveria serbe. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Dnevnik (@dnevnik.rs)

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb. Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964. Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq. Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”. Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës. Kontraktori për rikonstruktimin ishte konsorciumi kinez CRIC&CCCC (China Railway International Co.Ltd) dhe China Communications Construction Company Ltd. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy të plagosur

Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra-tjetrën në Pogradec. Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të...

19:06

Ilir Meta me tjetër reagim nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky është një ekzaltimi fals i...

19:01

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI