Flash

Prokuroria e Durrësit zbulon kush do bëjë analizat e mbetjeve toksike

Lapsi.al 1 November 2024
Prokuroria e Durrësit zbulon kush do bëjë analizat e mbetjeve

Prokuroria e Durrësit deklaroi sot se për analizat e mbetjeve toksike në anijen që po qëndron në Radë i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierët objekt sekuestrimi.

Prokuroria jep edhe versionin pse ka vonesa në ekzekutimin e urdhërit të saj për sekuestrimin e kontenierëve ku janë mbetjet. 

"Ata (institucionet e ngarkuara për vendosjen e sekuestros) kanë njoftuar zyrtarisht Prokurorinë në lidhje me masat që kanë marrë, ndërsa vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre.

Deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestros, anija do të vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit." - sqaroi Prokuroria e Durrësit. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Anijet me mbetje në Durrës/ Si po manovron qeveria për të fituar kohë 

Të këshilluara

Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK

Gazetari Elton Qyno është paraqitur gjatë ditës së sotme SPAK. Nuk informacion për çfarë do dëshmojë gazetari Qyno. Kujtojmë këtu që kohë më parë agjentë ...

14:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI