Flash

Dalin PAMJET/ Rama pritet me protesta nga nacionalistët grekë në Selanik

Lapsi.al 3 November 2024
Dalin PAMJET/ Rama pritet me protesta nga nacionalistët grekë në

Mbështetës të forcave nacionaliste greke të ekstremit të djathtë janë duke protestuar kundër pranisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Selanik. Mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të Vorio Epirit dhe fotografi të Kostandinos Kacifas i vrarë nga policia në Bularat të Gjirokastrës në tetor të 2018-ës.

Tubimi i kryeministrit Rama po mbahet nën masa të forta sigurie. Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë mbajtur flamuj të Vorio Epirit. Ata kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifas rron, ti na drejton”.

Nëpër makina janë shpërndarë fletëpalosje me foton e Kacifas ku thuhet se ai është vrarë nga shteti shqiptar. Policia greke i ka mbajtur protestuesit në distancë duke mos i lejuar të afrohen.

Ata thonë se po reagojnë kundër pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik në një kohë që "shteti shqiptar po shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit grek të Vorio Epirit", ndërsa protestojnë edhe për vrasjen e Katsifas. Në hotelin Porto Palace ka nisur ndërkohë takimi i Ramës. ©LAPSI.al

Νέα φιέστα Έντι Ράμα στη Θεσσαλονίκη – Δρακόντεια τα μέτρα ασφαλείας στην πόλη

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Vajkan. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë. Gjithashtu drejtuesi i motorit është dërguar me urgjen...

15:32

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI