Flash

Atentati në Shkodër, ndërron jetë edhe Bashkim Basha

Lapsi.al 3 November 2024
Atentati në Shkodër, ndërron jetë edhe Bashkim Basha

Policia njofton se pas atentatit të ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi Bashkim Basha, 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha për shkak të plagëve të marra. Policia thotë se "një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve". /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Vajkan. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë. Gjithashtu drejtuesi i motorit është dërguar me urgjen...

15:32

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI