Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

“Nuk jemi City”, Brdaric ironi me kë synon goleada. Gvozdenovic: “Nuk di si shënuan"

Lapsi.al 3 November 2024
“Nuk jemi City”, Brdaric ironi me kë synon goleada.

“Fillimisht jam krenar për djemtë, për lojtarët, situatën ku jemi. Ne i meritonim tre pikët sot për shkak të një pjese të parë shumë të fortë. Një ndeshje thuajse perfekte dhe të mos harrojmë që ishte ndeshja e tretë në shtatë ditë”. Thomas Brdaric i gëzohet fitores së arritur nga skuadra e tij ndaj Skënderbeut, që e ngjit të paktën për 24 orë në vendin e parë. Tekniku i shkodranëve megjithatë ka diçka me ata që i kërkojnë goleada, duke i minimizuar sukseset e kuqebluve.

“Fitore e lehtë? Në ndeshjen e kaluar ndaj Tiranës, po fitonim 3-0 dhe dëgjova që Tirana ishte keq. Sot po fitonim 2-0. Ne nuk jemi Manchester City – sulmoi gjermani -. Duam të shënojmë gola por padyshim mund të biem në pjesën e dytë, duam të ruajmë nivelin dhe të luajmë para. Ky është stili dhe ideja ime për futbollin. Por na duhen më shumë lojtarë që mbajnë këtë nivel”, saktësoi Brdaric.

Sidoqoftë, tekniku i Vllaznisë është i kënaqur me mënyrën si po i përgjigjet skuadra: “Ne bëmë futboll të bukur, u treguam guximtare, me vrapime e kombinime. Ky është objektivi ynë, të krijojmë mundësi shënimi, raste e presing sa më të mirë. Ndoshta shpeshherë duket e lehtë, por ne jemi me raste nën tension, duam të fitojmë çdo ndeshje”, e mbylli Brdaric.

GVOZDENOVIC: “DO TË KËRKOJMË ARSYET”

“Kemi mungesa, por dhe sot ishim pa pesë lojtarë. Në fushë nuk mund të kuptoja si shënoi kundërshtari, shumë thjesht. Goli i parë erdhi nga gabim shumë i madh, e kishte topin Ramos, bëri gabim me pasim dhe erdhi goli. Dhe goli i dytë ishte topi ynë, pastaj faull për ne, nga faulli nuk ishim vendosur shumë mirë mbrapa. Në goditje standarde kur jemi në sulm, duhet të mendojmë dhe për mbrojtjen. Ndoshta psikologjikisht nuk ishim gati dhe jam shumë i mërzitur”. Një analizë e shpejtë, por që nuk eviton dot humbjen e Skënderbeut të tij. Ivan Gvozdenovic e sheh skuadrën në vështirësi, por nuk po arrin dot ta ndihmojë, duke u pozicionuar tani në një vend shumë delikat, në zonën playout.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia, në krye për 24 orë: Balaj e Dodaj likuidojnë Skënderbeun në 5 minuta

Gvozdenovic kërkon shpjegime dhe ka ndërmend t’i marrë nga lojtarët: “Dhe ne do bëjmë analizat, do flasim me lojtarët, do gjejmë përse. E drejtë, 4 apo 5 minutat e fundit jemi mirë. Ndoshta kemi stres, ndoshta psikologjikisht, patjetër mungesat”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI