Flash

Pamje tmerruese/ Mbreti i Spanjës e kryeministri sulmohen me shkopa e baltë (VIDEO)

Lapsi.al 3 November 2024
Pamje tmerruese/ Mbreti i Spanjës e kryeministri sulmohen me shkopa e

Mbreti Felipe dhe gruaja e tij Letizia, të shoqëruar nga kryeministri Pedro Sanchez, vizituan disa nga zonat e përmbytura në Valencia, por nuk u pritën mirë nga qytetarët vendas, të rraskapitur dhe acaruar nga situata katastrofike ku 217 persona kanë humbur jetën. 

Rebelimi i baltës përfundoi me momente tensioni maksimal. Ardhja e mbretit dhe kreut të qeverisë, Pedro Sánchez përfundoi me një shpërthim zemërate dhe indinjate që çoi në shpërthime dhune.

Ndaj mbretit spanjoll qytetarët hodhën baltë teksa bënin bërtisnin: "Vrasës, turp!" Drejt kryeministrit Sanchez u hodh një shkop.

Në mes të shpërthimit, britmave, sharjeve dhe shiut të gurëve e fshirjes, kryetari i qeverisë Sanchez vendosi të ndërpresë vizitën dhe të largohet i shoqëruar nga një pjesë e shërbimit të tij të sigurisë, duke kërkuar makinën me të cilën do të nisej, siç shihet edhe nga pamjet. Por sikurse ndaj atij, edhe makina e Sanchez u sulmua me shkop. 

Mjeti përfundoi i goditur keq, me xhama dhe pasqyrë të thyer, por nuk ka raportime nëse kryeministri Sanchez mori lëndime.

Përmbytjet në Spanjë po kategorizohen si katastrofa më e keqe e Evropës që nga viti 1967, kur të paktën 500 njerëz vdiqën në Portugali nga një fenomen i tillë. Mediat njoftojnë se numri i viktimave nga përmbytjet biblike në Valencia dhe qytetet rreth saj ka shkuar në 217.

Nga ana tjetër, 3633 ushtarë shtesë kanë zbarkuar në zonat e përmbytura, masë e cila u paralajmërua dje nga kryeministri Pedro Sanchez.

Sanchez iu drejtua kombit duke pranuar se qeveria dhe shteti mbajnë përgjegjësi për reagimin jo të duhur ndaj situatës, ndërsa tregoi se 10 mijë forca shtesë, ushtarë dhe policisë, do të dislokohen në zonat e përmbytura. Gjithashtu, në Valencia dhe qytetet rreth saj zbarkuan edhe 5200 trupa të Gardës Civile. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI