Flash

Surpriza për Ramën në Selanik/ Berisha përshëndet aktivistin e Arlind Qorit

Lapsi.al 3 November 2024
Surpriza për Ramën në Selanik/ Berisha përshëndet

Nga dritarja ku flet çdo natë, sonte Sali Berisha përshëndeti aktivistin e Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit që brohoriti sloganin “Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon”. 

Lexo më tej: Patronazhistët me nerva, aktivisti i Lëvizjes Bashkë prish takimin e Ramës (VIDEO) 

Berisha vazhdoi dukë thënë se Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri. Sipas Berishës, Rama të cilin e quan Çubrilloviç, udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj. 

"Sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’.

Dua të përshëndes këtu në emrin tuaj, ata protestues, djem, vajza, burra e gra, guximtar që ja plasën në fytyrë Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët. 

Tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Ndaj dhe protestuesit në Selanik i zunë derën Çubrilloviçit dhe tek hipte në makinë i bërtisnin; Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon. 

Edi Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen. 

Ai udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj.

Edi Rama udhëton si një armik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse ai ka rikthyer në Shqipëri, burgosjet dhe burgjet politike." - u shpreh Berisha. 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI