Flash

U godit me baltë dhe dërrasa, Mbreti i Spanjës reagon pas pritës në Valencia

Lapsi.al 3 November 2024
U godit me baltë dhe dërrasa, Mbreti i Spanjës reagon pas

Mbreti Felipe VI ka reaguar publikisht lidhur me incidentin në Paiporta, një nga bashkitë më të prekura nga stuhia vdekjeprurëse, ku ai dhe kryeministri Pedro Sanchez, u shanë, u goditën me baltë dhe sende të forta nga banorët e zonës. 

“Duhet të kuptoni zemërimin dhe zhgënjimin e shumë njerëzve,” tha mbreti këtë të diel pasi ai, mbretëresha dhe politikanët që i shoqëruan, u vunë në shënjestër të fyerjeve dhe baltës gjatë vizitës së tyre në zonat lindore të Valencias. 

Lexo më tej: Pamje tmerruese/ Mbreti i Spanjës e kryeministri sulmohen me shkopa e baltë (VIDEO) 

Në fjalimin gjatë një takimi me krerët e qeverisë dhe drejtuesit e emergjencave civile, ai kërkoi të kuptohet reagimi i njerëzve për shkak të situatës katastrofike që ata kanë kaluar.

“Ne duhet të kuptojmë zemërimin dhe zhgënjimin e shumë njerëzve, për shkak të asaj se sa keq e kanë pasur, për shkak të vështirësisë për të kuptuar se si funksionojnë të gjithë mekanizmat dhe funksionimin e reagimit ndaj emergjencës. Ne duhet të garantojmë që shteti në të gjithë plotësinë e tij është i pranishëm”, tha monarku, i cili u shpreh mirënjohës për kontributin e madh të njerëzve gjatë këtyre ditëve në rajon. 

Lexo më tej: (VIDEO) Diga romake 2000-vjeçare që parandaloi një tragjedi tjetër në Spanjë 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI