Flash

Aktori i “ Dawson’s Creek” diagnostikohet me kancer

Lapsi.al 4 November 2024
Aktori i “ Dawson’s Creek” diagnostikohet me kancer

James Van Der Beek, i njohur për rolin e tij kryesor si Dawson Leery në serialin Dawson’s Creek ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në zorrë.

Në  një intervistë për revistën People theksoi se ka arsye për të qenë optimist dhe se ndihet mirë.

“Jam diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë dhe po e përballoj këtë situatë larg syrit të publikut duke marrë masat e nevojshme, me mbështetjen e familjes sime. Kam arsye për të qenë optimist dhe ndihem mirë”, tha Van Der Beek.

James vazhdon të punojë në televizion dhe film, dhe së fundmi u shfaq në serialin “Walker” (rifillimi i serialit “Walker, Texas Ranger”) në rrjetin amerikan The CW.

Aktori , do të shfaqet gjithashtu në shfaqjen e ardhshme të Fox The Real Full Monty, në të cilën burra të famshëm zhvishen me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kërkimit mbi kancerin.

Të këshilluara

Russell Brand në probleme ligjore?

Prokurorët britanikë thonë se u është dhënë një dosje provash nga policia në lidhje me shkeljet e dyshuara seksuale nga komediani Russell Brand dhe po shqyrtojn...

18:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI