Flash

Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm masën 'detyrim paraqitjeje'

Lapsi.al 4 November 2024
Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm masën 'detyrim

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, 'detyrim paraqitje'.

Kryemadhi e ka dorëzuar ankimim përmes postës të shtunën, ndërsa kujtojmë se ajo po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Ndërkohë pritet që ish-presidenti Ilir Meta ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Kujtojmë që më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj bashkëshortes së Ilir Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e policisë Gjyqësore të SPAK. Ndërkohë për presidentin e PL-së, Ilir Meta Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të një biznesmeni.

Të këshilluara

Aksident tragjik në Indi, 28 të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Indi. Mësohet se një autobus ra në një kanion ku humbën jetën 20 persona dhe mbetën shumë të plagosur. Incidenti duket...

09:37

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe do s...

08:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI