Flash

Masakra me 4 viktima/ RENEA dhe FNSH kontrolle në Shkodër

Lapsi.al 4 November 2024
Masakra me 4 viktima/ RENEA dhe FNSH kontrolle në Shkodër

RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në disa zona të Shkodrës, pas atentatit mafioz që ndodhi pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën 4 persona, mes të cilëve dy qytetarë të pafajshëm.

Teksa hetimet për atentatin zhvillohen intensivisht, policia me forcat RENEA e FNSH mbrëmjen e së dielës kanë zhvilluar kontrolle makinash dhe banesash në disa lagje dhe zona të Shkodrës.

Kontrollet janë kryer në Dobraç, në një pjesë të Kirasit dhe lagjen “Guerile”.

Ende nuk dihet nëse nga këto kontrolle janë gjetur prova që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë, e cila ka shkaktuar panik te qytetarët shkodranë, gjë që u pa edhe në protestën e organizuar mesditën e së shtunës, me moton “kundër krimit”.

Zyrtarisht nuk ka ende persona të dyshuar si autorë të atentatit mafioz, apo një pistë konkrete lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën 4 personave.

Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri automatike.

Lexo më tej: Masakra në Dobraç/ Shpërfillja që implikon policinë e Shkodrës 

Të këshilluara

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me...

12:54

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI