Flash

Megan Thee Stallion flet për incidentin me reperin

Lapsi.al 4 November 2024
Megan Thee Stallion flet për incidentin me reperin

Megan Thee Stallion ka folur për raportin me Tory Lanez, duke rikujtuar një moment të pakëndshëm gjatë një interviste të saj në vitin 2020.

Reperja ka kritikuar gazetaren Gayle King për pyetjen që i bëri lidhur me aludimet se Megan kishte një marrëdhënie seksuale me Tory Lanez para se ai të qëllonte me armë pas një feste në shtëpinë e Kylie Jenner.

“Kjo nuk është arsyeja pse unë ndodhem këtu. Edhe sikur të kisha marrëdhënie me të [Tory Lanez]”, tha Megan në intervistë.

Më pas pranoi se me të vërtetë kishte kryer marrëdhënie seksuale me reperin, por gënjeu gjatë bisedës për të shmangur diskutimin e një teme që mendonte se ishte e parëndësishme lidhur me incidentin e vitit 2020.

"Para së gjithash, nuk e dija që do të më pyeste për atë budallallëk. Mendova se do të flisnim për lëndimin tim fizik dhe emocional."

Ajo vijoi, “Shumë njerëz nuk më trajtuan sikur të isha njeri për një kohë të gjatë. Ndihem sikur të gjithë ishin mësuar gjithmonë që unë të isha vajza argëtuese dhe e lumtur e festës. I shikoja njerëzit që më përdornin, më shkatërronin dhe më pas habiteshin për pritshmëritë e mia nga ata."

Të këshilluara

Russell Brand në probleme ligjore?

Prokurorët britanikë thonë se u është dhënë një dosje provash nga policia në lidhje me shkeljet e dyshuara seksuale nga komediani Russell Brand dhe po shqyrtojn...

18:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI