Flash

Nën hetim nga SPAK? Reagon kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci

Lapsi.al 4 November 2024
Nën hetim nga SPAK? Reagon kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar pas lajmit se është marrë nën hetim nga SPAK. Mediat raportuan se atij i është komunikuar sot zyrtarisht akuza e lidhur me shpërdorime në detyrën e mëparshme në krye të Fondit të Zhvillimit Rural.

Në reagimin e tij Beci mohon të ketë dhënë dorëheqjen (madje edhe duke përdorur ironi prej Shkodre), por e shmang thelbin e lajmit nëse është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme.

“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët” – shkruan Beci në rrjetet sociale.

Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se edhe avokati i tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë ka goditur Greqinë pasditen e sotme. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tërmeti ishte në një thell...

17:30

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI