Flash

Balluku: Kemi plan të ulim çmimin e energjisë elektrike nga 1 janari

Lapsi.al 5 November 2024
Balluku: Kemi plan të ulim çmimin e energjisë elektrike nga 1

Belinda Balluku, ishte në zyrat e OSHEE, ku tashmë ka nisur nga puna shërbimi CALL CENTER, i cili është 24 orë në dispozicion të qytetarëve.

Gjatë kësaj vizite, Balluku tha se po punohet “për të vlerësuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari i vitit 2025”.

“Jemi në analizë e sipër, por jemi të sigurt që do ia dalim dhe t’i ofrojmë shqiptarëve një çmim më të mirë për energjinë elektrike”, deklaroi Balluku.

“Furrat e bukës në Shqipëri subvencionohen nga qeveria shqiptare përmes çmimit më të ulët të energjisë. Të gjitha ato njësi që operojnë vetëm si furra buke paguajnë 7,6 lekë për kilovat/orë, që është çmimi më i ulët që aplikojmë në OSHEE. Pas një diskutimi publik shumë të gjatë, na kanë kërkuar që të ketë diferencim mes atyre që pjekin vetëm bukë, atyre që pjekin bukë, por kanë edhe pastiçeri, dhe atyre që kanë pjekjen e bukës, pastiçerinë dhe bar-kafenë. Pas diskutimit të gjerë, ramë dakord për këtë lloj skeme: 7,6 lekë kilovat/orë vetëm për furrat e bukës. Sa i përket ëmbëltoreve i kemi faturuar me 9,5 lekë për kilovat/orë, ndërsa për ato që kanë edhe bar-kafe, 12 lekë për kilovat/orë”, deklaroi Balluku.

Zëvendëskryeministrja theksoi gjithashtu se çmimi i bukës nuk është rritur: “Ishte vetëm një dezinformim”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI