Flash

Korrupsioni banal/ Gjykata liron pedagogët dhe i dërgon në SPAK

Lapsi.al 5 November 2024
Korrupsioni banal/ Gjykata liron pedagogët dhe i dërgon në SPAK

Gjykata e Elbasanit ka nxjerrë nga qelia të gjithë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, që tre ditë më parë u arrestuan me bujë nga policia, pasi akuzohen se kanë marrë para në këmbim të dhënies së provimeve.

Ndërkaq është vendosur që kjo dosje t'i kalojë SPAK-ut, për shkak të elementëve të saj, bashkëpunimit mes disa personave dhe akuzës së ngritur.

Seanca e masës së sigurisë ka zgjatur disa orë, për shkak edhe të numrit të konsiderueshëm të personave të ndaluar, 7 ndërsa një i tetë është në kërkim.

Gjyqtarja Yrfet Shkreli e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm nga ana e policisë. Në fund është vendosur që të gjithë pedagogët e ndaluar të lënë qelinë dhe të marrin masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Në burg është lënë vetëm sekseri mes studentëve dhe pedagogëve.

Pedagogët që lanë qelitë janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi,  Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj.

Në kërkim është pedagogia Edlira Gugu.

Ndërkaq seksesi që mbeti në qeli është Gazmend Hodaj, 59 vjeç, i cili kishte një lokal tek universiteti i Elbasanit dhe kryente ndërmjetësinë.

Mediat kanë publikuar edhe një fotografi nga përgjimet që ka administruar Prokuroria e Elbasanit, ku studentja korrupton pedagogen me thes me patate.

“Zysha të kam sjell diçka, ku mund të ta lë… Ke ikur apo je në shkollë”, shkruhet ndër të tjera në mesazhe.

Ajo e pyet pedagogen nëse është në shkollë apo është larguar, pasi i ka sjell në universitet një thes me patate, ndërkohë që zysha i thotë se është larguar.

Të këshilluara

Reagon Benet Beci: Puna vijon si normalisht

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka kryer sot një inspektim në lidhje me punimet në kolektorin e Shkodrës. I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon ...

12:53

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI