Flash

Shpërthen lënda plasëse në një godinë në rrugën dytësore Tiranë-Vorë

Lapsi.al 5 November 2024
Shpërthen lënda plasëse në një godinë në

Në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Godina në fjalë, sipas burimeve, është marrë qira nga nga personazhi i TikTok, i njohur si Kozaku, ku pritej të bënte një investim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e policisë Krujë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një të mitur 16 vjeç, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 151/22 i Kodit Penal.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë në fshatin Gjeç Fushë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip "Opel" në pronësi të shtetasit E. Sh., 28 vjeç. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjet një foto e automjetit tip "Opel".

Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, policia po heton edhe për ndonjë konfliktë të mundshëm.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe do s...

08:38

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI