Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Bardhi: Ushtari i bandave detyroi policinë të referojë në Prokurori opozitën

Lapsi.al 7 November 2024
Bardhi: Ushtari i bandave detyroi policinë të referojë në

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë seancës së sotme në Kuved. Bardhi gjatë fjalës së tij u shpreh se Hoxha detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj.

Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PD-së pyeti se ç'punë ka Ilir Proga në referojë ata në Prokurori. Më tej ai theksoi se presidenti i vendit nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit.

Duke iu përgjigjur Bardhit, Hoxha u shpreh se Policia bëri detyrën dhe se nuk ka hyrë në Kuvend.

Ministri e quajti Bardhin gënjeshtar përsëristës. Sipas Hoxhës, Bardhi gënjen, akuzoj dhe u beson atyre që akuzon.

DEBATI:

Bardhi: Zotëria ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit. Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj.

Hoxha: Më dëgjo një sekondë, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që unë kam për shkak të detyrës, tek njerëzit recidivist, përsëritës gënjeshtar. E dyta që t’i gënjen, akuzon dhe u beson atyre që akuzon kjo është shumë e vërtetë. Policia bëri detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend, turma që drejtohet nga ty po sillet drejt institucioneve Kushtetuese. Policia mbrojti Kuvendin.

Bardhi: Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të, Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë. Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë, Ju jeni tufë, jo deputetët e opozitës.

Të këshilluara

Analiza e REL: Raportet Trump-Kosovë

Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës ...

09:43

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI