Flash

Kush është Susie Wiles/ Gruaja “Ice Baby” që qëndron në hije pas fitores së Trump

Lapsi.al 7 November 2024
Kush është Susie Wiles/ Gruaja “Ice Baby” që

Menaxherja e fushatës së republikanëve ka nofkën “Ice Baby”. Nuk është një fytyrë e njohur sepse i pëlqen të punojë në prapaskenë, por ishte thelbësore për fitoren e manjatit amerikan.

Kur miliarderi Mark Cuban, një mbështetës i madh i Kamala Harris, u shpreh në ditët e fundit të fushatës se pranë Trumpit "nuk shihni kurrë gra të forta dhe inteligjente" sepse "ai ndihet i frikësuar prej tyre", Susie Wiles menaxherja e fushatës së Trump publikoi në X një foto të saj në shoqërinë e Trump, i cili e dëgjon me vëmendje teksa ajo flet.

“Më kanë thënë se Mark Cuban ka nevojë për ndihmë për të identifikuar gratë e forta dhe inteligjente që rrethojnë Presidentin Trump. Këtu jemi”, - shkroi Wiles, duke nënvizuar edhe rolin e bashkë-kryetares së ekipit të tranzicionit, Linda McMahon dhe bashkë-kryesueses së Komitetit Kombëtar Republikan, Lara Trump.

Ishte postimi i saj i parë në Twitter që nga shkurti 2023. E njohur për punën e saj në hije, Wiles u ftua të fliste gjatë fjalimit të fitores së Trump në Qendrën e Konventave në Palm Beach të dielën mbrëma (personi i vetëm që ai i zgjati mikrofonin përveç zëvendësit të tij J.D. Vance).

“Suzie, eja këtu. Suzi, eja këtu" – thirri Trump. Ajo, me një këmishë të bardhë mëndafshi, falënderoi dhe nuk pranoi, duke ftuar bashkë-menaxherin e saj Chris LaCivita të fliste.

“Suzie preferon të qëndrojë prapa. Por më lejoni t'ju them, "Ice Baby", ne e quajmë atë "Ice Baby". Asaj i pëlqen të jetë në prapavijë”, - tha Trump. LaCivita e quajti atë "shefe" të tij. Tani po flitet për rolin e saj të mundshëm në një nga postet më të rëndësishme si shefe e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Nuk do të befasonte askënd, sepse ajo ka qenë efektivisht shefe e stafit të tij për 3 vitet e fundit.

Sipas LinkedIn, përvoja e saj daton që në fushatën zgjedhore të Ronald Reganit të vitit 1980. Ajo ishte gjithashtu menaxhere e Ron DeSantis, duke e ndihmuar atë të bëhej guvernator në vitin 2018 dhe të rizgjidhej në 2020, gjatë zgjedhjeve paraprake republikane përballë Trump, por thuhet se mosmarrëveshjet me guvernatorin dhe gruan e tij e bënë atë të largohej duke u rikthyer me shefin e tij të vjetër.

Ajo e konsideroi përvojën me DeSantis si “gabimi më i madh” i karrierës së saj. Në një intervistë të rrallë për Politico, ajo tha se "nuk i dëshironte" ngjarjet e 6 janarit 2021, por "nuk mendonte se Trump i shkaktoi ato". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama krah Orban: Putin zgjoi fort BE-në

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të përbashkët me homologun e tij hungarez Viktor Orban, nga Budapesti aty ku u mbajt takimi i Komunitetit Politik E...

18:51

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI