Flash

Nis hetimi për tregun me shumicë të fruta-perimeve

Lapsi.al 7 November 2024
Nis hetimi për tregun me shumicë të fruta-perimeve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka hapur procedurën e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Sipas njoftimit të institucionit, Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 4 tetor, vlerësoi të dhënat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në këto qarqe.

Hetimi paraprak ishte hapur në muajin qershor, pas përfundimit të procedurës së monitorimit në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve.

Nga monitorimi dhe hetimi paraprak rezultoi se, pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, u vlerësua se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese, si pasojë e marrëveshjeve ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar, hetim i cili do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2023 – 30 Shtator 2024.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka bërë ende publik vendimin e plotë, me analizën dhe argumentet që nxitën hapjen e hetimit të thelluar. /Monitor

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI