Flash

Përplasje e dhunshme në stërvitje me Pavlovic: Morata me urgjencë në spital

Lapsi.al 7 November 2024
Përplasje e dhunshme në stërvitje me Pavlovic: Morata me
Ka qenë një mëngjes mjaft i ngarkuar në Milanello, ku skuadra e Milan ishte grumbulluar dy ditë pas fitores së jashtëzakonshme në Bernabeu kundër Real Madrid, për të rifilluar stërvitjet. Gjërat nuk kanë shkuar mirë, të paktën për sulmuesin Alvaro Morata, që e ka pësuar keq nga një përplasje me shokun e tij të skuadrës Pavlovic. Gjatë seancës së stërvitjes, në fakt, ka ndodhur një përplasje e ashpër mes spanjollit Alvaro Morata dhe Strahinja Pavlovic. Sulmuesi spanjoll ka dalë më i dëmtuar nga ky kontrast duke pësuar një goditje të fortë në kokë. Ish-lojtari i Juventus dhe Atletico Madrid është dërguar menjëherë në spital, raportoi Sky Sport.

Traumë në kokë për Moratën pas përplasjes me Pavlovic

Sipas asaj që ka raportuar gazetari i Sky Sport në Milanello, Peppe Di Stefano, Morata ka pësuar një traumë të rëndë në kokë, pas përplasjes me Pavlovic, gjatë stërvitjes së mëngjesit. Sulmuesi spanjoll është dërguar në spitalin e Legnanos për kontrolle të menjëhershme, ku rezonanca magnetike ka dhënë fatmirësisht rezultat negativ. Lexo më tej: Video/ Milan turpëron Real Madrid: Sporting poker ndaj City, Zhegrova ndalon Juventus “Siç është procedurë e zakonshme - shpjegoi gazetari i Sky Sport -, Morata do të monitorohet orë pas ore. Ai do të mungojë me siguri për ndeshjen ndaj Cagliarit”. Kështu që, ish-lojtari i Atletico Madrid nuk do të udhëtojë me kuqezinjtë për në Sardenjë, ndërsa pritet që Fonseca të mbështetet tek Tammy Abraham nga minuta e parë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI