Flash

Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pas katër viteve

Lapsi.al 7 November 2024
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë

Republikanët fituan kontrollin e Senatit, një fitore e rëndësishme që do t’i jepte Presidentit të zgjedhur Donald Trump një mjet kryesor për të zbatuar axhendën e tij legjislative. Korrespondentja e Zërit të Amerikës njofton më shumë për këtë ndryshim të rëndësishëm në balancën e pushtetit në Uashington.

Për herë të parë në katër vite, republikanët kanë fituar shumicën në Senatin amerikan.

“Kjo është padyshim një ditë e gëzuar për Partinë Republikane!”, tha drejtuesi republikan në Senat, Mitch McConnell.

Republikanët siguruan fitoret e pritshme në shtetin me peshë kryesore për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve, Pensilvaninë...

“Duket se jemi në një drejtim shumë të mirë”, tha David McCormick, senator i zgjedhur republikan.

Dhe në Teksas, demokrati Colin Allred nuk fitoi dot përballë Senatorit republikan Ted Cruz.

“Do të luftoj për ju, për vendet tuaja të punës, për sigurinë tuaj dhe për të drejtat tuaja kushtetuese”, tha Senatori Ted Cruz.

Në këto zgjedhje u votua edhe për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, me republikanët që pritet të ruajnë shumicën në këtë dhomë të Kongresit.

Në garat për Senatin, demokratët siguruan fitore në Kaliforni…

“Zotohem të bëhem pjesë e betejave të mëdha për të mbrojtur liritë tona dhe për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha senatori i zgjedhur demokrat Adam Schiff.

Kontrolli i Senatit u vendos nga disa gara kyçe, ku rezultati nuk ishte i sigurt. Përballje të tilla pati në Ohio dhe në Montana, ku republikani Tim Sheehy mundi senatorin demokrat në detyrë Jon Tester.

Me kontrollin e Senatit, Presidenti i ardhshëm Donald Trump do të jetë në gjendje të konfirmojë të emëruarit e tij për Gjykatën e Lartë, nëse do të hapet një vend bosh, si dhe ka një rrugë më të qetë për të kaluar axhendën e tij legjislative.

“Me një shumicë në favor të Donald Trump-it, ai jo vetëm mund të konfirmojë sekretarët e kabinetit të tij pa pasur nevojë të marrë mbështetjen e demokratëve, por edhe zëvendësat e tyre. Ka mijëra emërime për t'u bërë brenda degës ekzekutive dhe veçanërisht në gjykata”, thotë studiuesi Casey Burgat, nga Universiteti George Washington.

Për herë të fundit Republikanët kishin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, gjatë dy viteve të para të mandatit të parë të zotit Trump në vitin 2017.

VOA

Të këshilluara

Putin: Po formohet një rend i ri botëror

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi....

18:53

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI