Flash

Zelenski shfaqet i dëshpëruar në Hungari pas fitores së Trump

Lapsi.al 7 November 2024
Zelenski shfaqet i dëshpëruar në Hungari pas fitores së

Në Hungari po zhvillohet takimi i Komunitetit politik Europian, ku marrin pjesë drejtues të shteteve të Bashkimit Europian, bashkë me ata të Europës Juglindore. Në takim është edhe presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, i cili është në pritje të një vendimi të Trump për frontin e luftës me Rusinë. Presidenti i zgjedhur i SHBA ka premtuar që të mbyllë luftën me Rusinë në 24 orët e para të tij në detyrë.

Kryeministri Edi Rama është pyetur në hyrje të takimit për zgjedhjen e Trump dhe braktisjen që pritet t'i bëjë Amerikan ukrainasve duke i dhënë fund luftës në Ukrainë. "Po tani çfarë do t'i thoni Zelenskit?" ishte pyetja e gazetares.

"Ia kam thënë. Mendoj që nuk është domosdoshmërisht diçka për tu shqetësuar por dicka për të reflektuar dhe për të bërë më shumë për të pasur një Europë shumë më të fortë. Kur u zgjodh herën e parë, Trump të gjithë po dridheshin se NATO-s do t’i vinte fundi, por NATO u bë më e fortë, ndaj nuk mendoj që ajo që ka ndodhur në SHBA është diçka që duhet ta shohim si shqetësuese. Përkundrazi mund të jetë dicka e madhe për ti bërë gjërat ndryshe për ne dhe për botën" u shpreh Rama.

Të gjithë drejtuesit e shteteve të Bashkimit Europian tani janë në pritje, se si do të sillet Trump me ta, jo vetëm në çështjet e mbrojtjes, por në veçanti për çështjet e financave dhe tregtisë.

Të këshilluara

Shpërthim në një banesë në Don Bosko

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 19:50, në rrugën "Robert Naci", në zonën e Don Boskos, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. ...

20:36

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI