Flash

Agron Duka: Nuk do të kandidoj për deputet në 2025

Lapsi.al 8 November 2024
Agron Duka: Nuk do të kandidoj për deputet në 2025

Kryetari i PAA, Agron Duka deklaroi se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai u shpreh se në listat e PAA, pjesë e koalicionit opozitar do të jenë figura të reja. Duka i përcolli një mesazh edhe kryetarit të PD, Sali Berisha.

“Ne të vjetrit me eksperiencë duket të jemi më të drejtë, duhet t’u japim vend të rinjve. Nëse Berisha shpall një kandidat për kryeministër do të ishte shumë mirë. Edi Rama bën makiazh, bën si i ri, por frymën e ka të vjetër, i ka marrë frymën çdo gjëje.

Unë do vendos të rinj në listë, vetë nuk do jem. Do jem kryetar partie, kryetar i PAA, s’do të thotë gjë të mos jesh në Parlament”, tha Duka.

Ai tha se sa më shumë parti të krijohen dhe dalin më vete, aq më e vështirë është të rrëzohet kjo mazhorancë. “I tillë është sistemi, në një qark mund të marrësh një deputet, por në 11 qarqe të tjera shkon në favor të PS-së apo mazhorancës, nëse s’ka koalicion opozitar”, tha Duka.

Duka u shpreh se opozita duhet të krijojë një qeveri hije, që duhet të ketë në përbërje njerëz që nuk kanë qenë në qeveritë e mëparshme ministrat. “Nëse flitet për alternativë atëherë duhet të ketë njerëz të paprovuar, duhen njerëz të rinj”, tha Duka. Ai tha se Edi Rama vërtet ka marrë ca çuna dhe goca të rinj e të reja, por ai i bën gjërat siç do vetë, nuk le askënd, ai po i merr frymën.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI