Flash

Mbërrin në Shëngjin anija "Libra" me 8 emigrantë

Lapsi.al 8 November 2024
Mbërrin në Shëngjin anija "Libra" me 8 emigrantë

Ka mbërritur në portin e Shëngjinit anija e marinës italiane "Libra" me 8 emigrantë në bord. Kjo është dërgesa e dytë nga Italia. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët.

Emigrantët u kapën dhe u shpëtuan të hënën e kaluar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusa nga autoritetet italiane. Ata do të vendosen fillimisht në pikën e Shëngjinit, ku do të përcaktohen procedurat e identifikimit dhe më pas ata që i nënshtrohen ndalimit do të transferohen në qendrën e Gjaderit për riatdhesim.

Ky transferimi i dytë i parashikuar nga marrëveshja e re për menaxhimin e emigrantëve që vijnë drejt brigjeve italiane të kërkuar nga qeveria e Giorgia Melonit: si në rastin e parë, megjithatë, nuk është e qartë nëse gjykatat do t'i lejojnë përfundimisht këto transferime. Anija ushtarake “Libra” ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve, por janë të paktë ata emigrantë që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

Të këshilluara

Samiti/ Rama ulet në tryezë me Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, Hungari ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. Mes takimeve me lider të ndryshëm, Rama ka gjetur ...

13:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI