Flash

Shehaj: Duhet hetim ndërkombëtar, mbetjet toksike do të groposen

Lapsi.al 8 November 2024
Shehaj: Duhet hetim ndërkombëtar, mbetjet toksike do të groposen

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se është e pabesueshme që Ministria e Brendshme dhe ajo e Mjedisit, që nuk kanë arritur të ndalojnë trafikimin e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit, kanë marrë në dorë procesin e zbardhjes së kësaj afere.

"Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, në rastin më të mirë për ta, nuk kanë arritur të ndalojnë trafikimin e mbetjeve toksike nga porti i Durrësit. Në rastin më të keq, janë pjesë e këtij trafikimi. 

Kjo është e pabesueshme. Si mundet dikush që është i dyshuari kryesor të bëjë hetimin mbi këtë aferë " - u shpreh Shehaj. 

Shehaj bën thirrje për hetim ndërkombëtar për këto mbetje, teksa ngre alarmin se ato mund të groposen fshehurazi në Shqipëri. 

"Është e domosdoshme një hetim ndërkombëtar që të zbardhi këtë aferë dhe të kuptojmë se çfarë mbetjesh toksike ka në këta kontenierë dhe të zbulojmë dhe të gjejmë mënyrën më të mirë për të asgjesuar këto mbetje. Nuk mund të lejojmë që kjo aferë mos të hetohet, nuk mund të lejojmë që këto mbetje toksike të groposen diku nëpër Shqipëri dhe askush mos të marri vesh se çfarë është bërë me to dhe shëndeti i qytetarëve të vihet në rrezik." 

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me o...

18:28

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI