Flash

Berisha: Trump dhe Grenell nuk e mbështetën ndarjen e Kosovës

Lapsi.al 9 November 2024
Berisha: Trump dhe Grenell nuk e mbështetën ndarjen e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se “projekti i ndarjes së Kosovës nuk është mbështetur në mënyrë absolute nga Donald Trump dhe Riçard Grenell”.

Duke e quajtur një ogur të mirë zgjedhjen e Trump si president të ardhshëm të SHBA-ve, Berisha thotë se Trump u mor personalisht me çështjen e Kosovës.

“Së pari, projekti i ndarjes së Kosovës në mënyrë absolute nuk është mbështetur nga Donald Trump. Nuk është mbështetur nga Riçard Grenell. Ky projekt është mbështetur nga Xhon Bolton, i cili nuk e ka fshehur këtë, ka deklaruar se më sollën si një propozim të dakordësuar nga të gjitha palët. Pas deklaratës së Xhon Boltonit, një bashkëpunëtor i afërt i presidentit Donald Trump ka kundërshtuar në mënyrë kategorike deklaratën e Bolton. Dhe ai e ka bërë këtë me autorizimin e presidentit Trump.

Së dyti, Donald Trump është një president që u mor personalisht me problemin e Kosovës dhe Serbisë. Pra, në këtë aspekt është një fat i madh sepse këta që ishin, këta e njihnin, por nuk zgjidhën gjë se u morën me projektet e Xhorxh Sorosit, se Sorosi bëri projektin e ndarjes dhe ndryshimit të kufijve, ai projekt mban firmën e tij. Se u morën me Ballkanin e Hapur, se faktikisht mbështetën Edi Ramën, që u shndërrua në një faktor negativ të progresit të dialogut Prishtinë-Beograd. Donald Trump ka një trashëgimi tjetër shumë pozitive dhe kjo trashëgimi është marrëveshja qau firmos në zyrën e tij nga kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç.

Përveç kësaj, Berisha shprehet se Donald Trump ndërmjetësoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, një njohje shumë e rëndësishme.

“Rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një ogur i mirë për shqiptarët. Mos harroni se para se të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Kosova kërkoi të mos kishte flamur dhe në fakt u ulën të dy në tryezë pa flamuj, kështu që vendosi barazinë midis tyre”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI