Flash

Superiore, Laçi ka moshën mesatare më të re: Partizani e Vllaznia jashtë podiumit

Lapsi.al 9 November 2024
Superiore, Laçi ka moshën mesatare më të re: Partizani e
Në kampionatin e “Abissnet Superiore” janë luajtur deri më tani 12-të javë dhe në krye të renditjes qëndrojnë Partizani dhe Vllaznia me pikë të barabarta 21. Të kuqtë regjistrojnë 5 fitore, 6 barazime dhe vetëm një humbje, ndërsa kuqeblutë 6 triumfe, tre barazime dhe tre disfata. Ajo që bie në sy në këtë sezon të Superiores, që në fakt nisi që edicionin e kaluar, është aktivizimi i shumë lojtarëve të rinj. Arifi debutoi te Teuta, Tresa te Laçi. Në këtë pikë, nuk është çudi që në bazë të statistikave bardhezinjtë janë skuadra me moshën më të re në elitën e futbollit tonë. Partizani, që kryeson, është ekipi me moshën mesatare të katërt më të re në me 23.9 vjeç, ndërsa Vllaznia mban vendin e pestë me 24.0 vjeç. Lexo më tej: FSHF përcakton kalendarin: datat e oraret për 5 javët e ardhshme në Superiore Laçi, ashtu si thamë, është ekipi me moshën mesatare më të re 22.6 vjeç, ndërsa pas bardhezinjve vjen Skënderbeu me 23.0 vjeç. E të mendosh që nga korçarët janë larguar disa talente në merkaton e verës. Bylis mban vendin e tretë, ndërsa AF Elbasani është ekipi me moshën më të madhe mesatare 26.6 vjeç. Mesatarja e moshës e ekipeve këtë edicion në “Abissnet Superiore” është 24.4 vjeç. Në krahasim me sezonin e kaluar ka një rritje të vogël, pasi në edicionin 2023/2024 mosha mesatare ka qenë 24.3 vjeç. Në dhjetë sezonet e fundit mosha më e re mesatare ka qenë në edicionin 2020/2021 me 24.1 vjeç.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI