Flash

“SYRIZA ka mbyllur ciklin e saj demokratik”, dorëhiqet kryetari i opozitës greke

Lapsi.al 9 November 2024
“SYRIZA ka mbyllur ciklin e saj demokratik”, dorëhiqet kryetari

Partia më e madhe e opozitës greke, SYRIZA, ka hyrë në një cikël të ri krize. Kryetari i saj Stefanos Kasselakis njoftoi mbrëmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një partie të re, të cilën do ta prezantojë sot në Athinë.

“SYRIZA ka mbyllur ciklin e saj demokratik” tha Kasselakis. Përplasjet u shtuan para kongresit të kësaj partie, brenda së cilës kishte rryma të ndryshme që kundërshtonin lidershipin e kryetarit Stefanos Kasselakis. Brenda dhe jashtë sallës kishte shumë tension mes përkrahësve të dy rrymave. 

Disa prej deputetëve të SYRIZA-s nuk e pranuan kurrë si kryetar partie të riun e ardhur nga SHBA e të mbështetur prej ish-liderit Alexis Tsipras. Praktikisht brenda SYRIZA-s kishte si të thuash dy parti në një të vetme.

Nga njëra anë ishin të majtët si vazhdimësi e trashëgimisë së vjetër të Tsipras, nga ana tjetër ishte fluksi i ri i Stefanos Kasselakis, i cili vinte nga bota e biznesit dhe zotëron aksione në disa kompani të mëdha të transportit detar.

Me përçarjen e fundit të SYRIZA, kjo parti pushon së qeni edhe kryesorja e opozitës greke pasi disa deputetë largohen bashkë me ish-kryetarin Stefanos Kasselakis në subjektin e ri politik që ai do të njoftojë sot. Në këto rrethana partia kryesore e opozitës në parlament do të jetë PASOK. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Gjirokastër

Nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur mbremjen e sotme ne rrugen Gjirokaster-Tepelene, prane fshatit Humelice. Viktime ka mbetur nje grua. Policia zbardh me...

19:33

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI