Flash

Veselinovic e Daja, derbi brenda derbit: ja sfidat e javës së 13 të Superiores

Lapsi.al 9 November 2024
Veselinovic e Daja, derbi brenda derbit: ja sfidat e javës së 13
Alexandar Veselinovic e Ilir Daja janë të dy të pathyer që kur janë ulur në pankinat respektive, me serbin që ka një javë më shumë se kolegu dinamovit në detyrë. Në derbin e kryeqytetit sfidohen dy skuadrat pretendente për titullin kampion Dinamo e Partizani, por edhe dy trajnerë që nuk e njohin humbjen. Veselinovic ka koleksionuar 4 fitore e 6 barazime që kur debutoi në javën e 3 të Abissnet Superiore kundër Teutës dhe kërkon të zgjasë edhe tej serinë e pathyeshmërisë prej 10 takimesh. Në anën tjetër, Daja debutoi pikërisht në derbin me të kuqtë, një javë më vonë dhe nga ai barazim 2-2 nuk ka pësuar asnjë humbje, duke grumbulluar 4 fitore e 5 barazime. Tani të dy gjenden përballë, në fazën e dytë të kampionatit me shumë më tepër njohje për lojtarët e kampionatin, por me shumë më tepër përgjegjësi. Të kuqtë vijnë nga barazimi me Teutën, ndërsa Dinamo nga një goleadë eksplozive kundër asaj që ishte mbrojtja më e mirë e kampionatit, Elbasanit. Sidoqoftë të dy skuadrat në pesë ndeshjet e fundit kanë arritur të njëjtën kuotë pikësh, 9, me statistika pothuaj identike. Dinamo shënon diçka më shumë, Partizani pëson më pak, por në total, plusvalenca për të kuqtë është vetëm një.

PËRPLASJET E JAVËS SË 13-TË

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të luajë këtë fundjavë 5 takime shumë të rëndësishme të vlefshme për javën e 13-të. E ndarë në dy ditë, 3 prej ndeshjeve do të luhen të shtunën ndërsa ditën e diel do të zhvillohen dy përballjet e mbetura. Egnatia – Vllaznia është sfida hapëse e javës së 13-të, që do të luhet në “Egnatia Arena” në ora 14:00. Dy ndeshjet e tjera të ditës së shtunë janë Dinamo City – Partizani, në ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe Teuta – Skënderbeu në “Niko Dovana”. Sakaq, të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të. Në ora 14:00, Laçi pret AF Elbasanin në shtëpi në një duel mjaft interesant ndërsa takimi mbyllës i javës do të luhet mes Tiranës dhe Bylisit në ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI