Flash

Video/ Lushkja shënon për 54 sekonda: Dodaj i heq fitoren Egnatias, Vllaznia e para

Lapsi.al 9 November 2024
Video/ Lushkja shënon për 54 sekonda: Dodaj i heq fitoren Egnatias,

Egnatia dhe Vllaznia janë ndarë me rezultatin 1-1 në supersfidën e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore, të zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës. Ky barazim u dha nga një pikë të dyja skuadrave, duke pasqyruar përpjekjet e tyre gjatë lojës.

Sfida nisi furishëm për Egnatian, me Regi Lushkjan që realizoi një supergol që në minutën e parë, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase dhe duke bërë që 45 minutat e para të dominoheshin nga rrogozhinasit. Në pjesën e dytë, Vllaznia u rikthye më kërkuese dhe arriti të barazonte rezultatin me një gol të shënuar nga talenti Kevin Dodaj, i cili shfrytëzoi momentin për të rikthyer baraspeshën.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/672f5d8191e3f.mp4"][/video]

Lexo më tej: Superiore, Laçi ka moshën mesatare më të re: Partizani e Vllaznia jashtë podiumit

Pas këtij rezultati, Vllaznia ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe mban vendin e parë në renditje, vetëm një pikë larg vendit të dytë të Partizanit, që mund ta kalojé në rast fitore në derbi. Ndërkohë, Egnatia me 20 pikë, ngjitet në vendin e tretë, duke mbetur gjithashtu në garë për pozicionet e larta të klasifikimit pas javës së 13-të.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/672f6e6c6dc77.mp4"][/video]

TETOVA: VETËM NE NË FUSHË NË PJESËN E PARË

Pas ndeshjes, tekniku Edlir Tetova ka shprehur pakënaqësinë e tij për rezultatin: “Pjesa e parë ishte vetëm një skuadër në fushë, e jona. Në të dytën ishte i lodhur Bakajoko, nuk ishte në kohë. U munduam me Jahaja, por dhe ai ka pasur probleme. Këto kishim në dispozicion. U munduam të ndërhyjmë sepse ato lojtarë kthejnë ndeshjen, por nuk kishte efikasitet".

BRDARIC: PIKËN NA E DHA QARRI

Tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric i ka thurur elozhe portierit të tij: “Nëse me pyesni, Kristi Qarri na e dha pikën. E nisëm shumë keq ndeshjen dhe kundër ekipeve të forta s’duhet ta bëjmë këtu. S’mund ta them që kemi pasur një aksion të mirë në pjesë të parë. Në të dytën treguam një fytyrë tjetër tonën. Egnatia është shumë e vështirë në shtëpi. Nuk më shqetëson faza ofensive për të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI