Flash

Kosovari Vojvoda me shallin e Juventus pas derbit, tërbohen torinezët: e kanë gabim

Lapsi.al 10 November 2024
Kosovari Vojvoda me shallin e Juventus pas derbit, tërbohen torinezët:

Tifozët e Torinos janë në ethe pas humbjes në derbin ndaj Juventus, ndaj të cilëve nuk fitojnë që nga viti 2015. Përveç zhgënjimit nga një tjetër humbje në derbi, tifozët Granata, të cilët në prag të ndeshjes kishin kontestuar ashpër pronësinë, u rebeluan në rrjetet sociale për shkak të një videoje të xhiruar në bilbilin e fundit të ndeshjes në Stadium, i cili menjëherë u bë viral. Në shënjestër është Mërgim Vojvoda, anësori kosovar që u aktivizua në minutën e 64' në vend të Walukiewicz.

Kosovari u akuzua se, në fund të ndeshjes, pas një kontestimi të sektorit të mysafirëve, vendosi të ndërrojë fanellën e tij me shallin bardhezi të një tifozi të Juventus dhe me të në dorë u kthye në dhomat e zhveshjes. Një skenë që vërtetë nuk i ka pëlqyer fare tifozëve granata, tashmë të tërbuar nga disfata dhe mbi të gjitha nga performanca e djemve të teknikut Vanoli. E kështu, në rrjetet sociale kanë vërshuar sulmet dhe polemikat drejtuar lojtarit: “Po ku është respekt?".

Lexo më tej: Video/ Yildiz, gol e gjuha jashtë në ditëlindjen e Del Pieros: Juventus fiton derbin

INTERPRETIM I GABUAR

Gjesti ka bërë xhiron e internetit, por në fakt është keqinterpretuar. Ajo që mbante në dorë Vojvoda, sipas asaj që kanë sqaruar nga klubi granata, nuk ishte një shall i Juventus, por një shall i Kosovës, me ngjyrat verdheblu, ngjyra të përdorura edhe nga skuadra bardhezi, por jo në këtë rast. Vojovoda, kështu, vetëm sa ka treguar afeksionin me vendin e tij të origjinës, kështu që tifozët granata duhet t'i kërkojnë ndjesë për ofendimet që i janë bërë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI