Flash

Pas gafës me Vinicius, gazetari finlandez tërhiqet: “Nuk votoj më për Topin e Artë”

Lapsi.al 10 November 2024
Pas gafës me Vinicius, gazetari finlandez tërhiqet: “Nuk votoj
Zhurma për Topin e Artë vazhdon ende. Pas fitores kontroverse të mesfushorit të Manchester City Rodri, France Football shpalli votat e gazetarëve që morën pjesë në dhënien e Topit të Artë 2024. E pikërisht pas këtij veprimi një nga gazetarët që nuk e kishte votuar fare Vinicius u tërhoq përfundimisht nga votimet për trofeun më të lakmuar individual.

Kush nuk votoi për numrin 7 të Los Blancos?

Nga pikavarazhi zbulohet një hendek minimal: mesfushori spanjoll kaloi rivalin e tij Vinicius Junior me vetëm 41 vota, një diferencë që ndezi më tej debatin për fitoren përfundimtare. Çuditërisht, vetëm tre gazetarë nuk e përfshinë talentin e Real Madrid në 10 më të mirët e tyre: Bruno Porzio nga El Salvador, Shefeeni Nikodemus nga Namibia e Juha Kanerva nga Finlanda. Lexo më tej: Gazetari që nuk e futi Vinicius në 10-shen e Topit të Artë: “Kush e kujton Gotze?”

Vendimi i finlandezit

Ky i fundit, pas zbulimit të votave nga France Football, iu përgjigj me shumë përulësi dhe dinjitet atyre që kërkuan të konfirmonte votën e tij. Duke pranuar se gabimisht kishte hequr Vinicius Jr nga zgjedhja e tij, gazetari komentoi një postim në një faqe tifozësh të Real Madrid, i cili e identifikonte atë si një nga 'fajtorët'. Më pas Kanerva deklaroi se kishte marrë vendimin të jepte dorëheqjen si votues për Topin e Artë, duke e konsideruar gabimin e tij të pafalshëm për një detyrë kaq të rëndësishme.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by André Marín Puig (@andremarinpuig)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI