Flash

Biznesmeni Rrapaj dëshmon te “Sterilizimi

Lapsi.al 11 November 2024
Biznesmeni Rrapaj dëshmon te “Sterilizimi

Në seancën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po jep dëshminë e tij, biznesmeni Ilir Rrapaj. Ky i fundit shoqërohet edhe nga avokati i tij, Ardian Leka.

Rrapaj, i cili ndodhet pas hekurave dëshmon si përfitues i koncesionit 100 mln euro. Rrapaj u arrestua nga SPAK në gusht 2023.

Vokshi: Cili është profesioni juaj?

Rrapaj: Sipërmarrës.

Vokshi: Çfarë shkolle keni mbaruar.

Rrapaj: Vij si student i shkollës mjekësore Jani Minga në Vlorë, më pas në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Më pas kam emigruar në Itali dhe jam munduar të kem akses në formimin tim të mëtejshëm, por ishte i pamundur. U mundova të mos i qëndroja larg këtij sektori.

Vokshi: Jeni diplomuar në Shqipëri?

Rrapaj: E kam lënë në vitin e katërt. Kam pas një sipërmarrje dhe jam munduar të jem pranë shoqatave që merren me shëndetësinë.

Vokshi: Çfarë veprimtarie ka pasur sipërmarrja juaj? Do doja të ishit konkret që të ecnim?

Rrapaj: Deri në 2009 kam pasur një aktivitet imobiliar dhe ndërtimor.

Këtë kompaninë e kishit vetëm apo me ortak?

Ortak i vetëm.

Me çfarë kapitali e keni krijuar?

Nuk më kujtohet, por brenda respektimit të rregullave.

Në çfarë viti e keni hapur?

Në vitin 2000 besoj. Kapitalin nuk e mbaj mend, por brenda rregullave të shtetit italian. Nuk më kujtohet sepse nuk përbënte problem për ushtrimin e aktivitetit.

Është e rëndësishme të kuptojmë me çfarë jeni marrë deri në momentin që vendosët të hynit në procedurën e koncesionit të sterilizimit?

Sa punonjës keni pasur?

Ka pasur oshilacione. Ka filluar me një numër 1 apo 2 dhe ka kaluar deri në 30 persona të punësuar nga kompania. Ashtu sikurse të gjithë ata që punojnë, e bëjnë të mundur të kenë dhe suportin e të nënkontratuarve të tjerë. Në historinë e viteve ka pasur një numër të madh bashkëpunëtorësh të jashtëm.

Sa ka qenë xhiroja vjetore dhe fitimi?

Ka qenë e ndryshme në varësi të merkatos. Ka qenë variabël. Ka pasur vite me 100 mijë euro dhe ka pasur vite dhe me 1-2 mln euro, në varësi të kontratave.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI