Flash

Fluturimi nga Tirana, pasagjeri ndërron jetë në bordin e avionit

Lapsi.al 11 November 2024
Fluturimi nga Tirana, pasagjeri ndërron jetë në bordin e avionit

Një burrë gjeti vdekjen tragjikisht në bordin e avioni, i cili ishte nisur nga Tirana drejt Mançesterit të dielën mbrëma. Fluturimi i Ryanair nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit u detyrua të devijonte papritur drejt Londra Stansted për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, sikurse nuk është bërë i ditur edhe identiteti i tij, u shpall i vdekur në vendngjarje.

London Stansted konfirmoi se fluturimi u devijua pak para orës 20:00, për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Itinerari i fluturimit tregon se si avioni u nis nga Shqipëria të dielën, përpara se të fluturonte mbi Itali, Zvicër e Francë, ndërsa u detyrua të ulej në Stanstead.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha se ‘pavarësisht përpjekjeve më të mira të të gjithë të përfshirëve, burri kishte vdekur në avion”.

Një zëdhënës i aeroportit Stansted shtoi: "Fluturimi të cilit i referoheni u devijua në Stansted të Londrës pak para orës 20:00, të së dielës mbrëma, për shkak të një urgjence mjekësore në bord.

Ryanair është kontaktuar për një koment./ Evening News.

Të këshilluara

Kapen me drogë katër shqiptarë në Zvicër

Katër shqiptarë janë vënë në pranga nag autortetet zvicerane në pellgun ujëmbledhës të Çurit. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur gjatë përiudhës gusht deri n...

17:07

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI