Flash

Ilir Rrapaj me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët mbërrin për të dëshmuar

Lapsi.al 11 November 2024
Ilir Rrapaj me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur në ambientet ku zhvillohet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët. Dëshmitarë të tjerë që janë thirrur sot në Komision janë ministrja Anila Denaj, Altin Fani, Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli.

Sikurse shihet nga lista emrave të dëshmitarëve, në pyetje do të merret dhe ortaku italian i Rrapajt, Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 fituam koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Nga ana tjetër, ministrja Denaj në atë kohë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit teksa ka paraqitur dhe ankesë.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Këtë javë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit ...

07:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI