Flash

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi lirohet nga arresti shtëpiak

Lapsi.al 11 November 2024
Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën e sigurisë për Edmond Gashin, mjekun e përfshirë në skandalin te Spitali Onkologjik.

Gashi është liruar me garanci pasurore 20 mln lekë, ndërsa po ashtu i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.

Ai bashkë me personat e tjerë të përfshirë në skandalin e Onkologjikut kërkuan më 16 shtator që t’ju hiqet masa e arrestit shtëpiak.

Skandali te Onkologjiku

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

Të këshilluara

Biznesmeni Rrapaj dëshmon te “Sterilizimi

Në seancën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po jep dëshminë e tij, biznesmeni Ilir Rrapaj. Ky i fundit shoqërohet edhe nga avokati i tij, Ardi...

12:45

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI